Bujqësia me sytë nga Qeveria! Sektori që punëson qindra mijëra njerëz dhe me kontribut 17% në ekonomi, merr vetëm 1,6 % të buxhetit

Bujqësia me sytë nga Qeveria! Sektori që punëson qindra mijëra njerëz dhe me kontribut 17% në ekonomi, merr vetëm 1,6 % të buxhetit

Edhe për vitin 2027 bujqësia është sektori i madh që nuk i shpëton historisë së gjatë të disavantazhit, sa u përket parave që i dedikohen nga torta e buxhetit. Kontributi i saj në ekonomi është rreth 17 për qind e totalit, por vitin e ardhshëm sektori do të marrë vetëm 1.6 për qind të Buxhetit të Shtetit. Nga 940 miliardë lekë në total, për të cilësuarin si “sektor parësor” do të ndahen vetëm 16.5 miliardë lekë. Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë, shprehet: “Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë.” Buxheti i sektorit me...