Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bujar Qamili “ndez” Shkodrën, “Qejfi bahet me shkodranë” krijon atmosferë festive në kryeqendrën e veriut
Një mbrëmje magjike për Shkodrën! E tillë ishte ajo e së shtunës që mjeshtri i madh Bujar Qamili i dhuroi artëdashësve me koncertin recital në sheshin përpara bashkisë Shkodër. Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën. “Hera e parë në Shkodër. Mrekulli, mrekulli. Nuk ka filluar ende, por atmosfera, kaq shumë njerëz. Të gjithë të lumtur, nga Izraeli. Faleminderit.” “Na pëlqen dhe shiko çfarë ekipi të mrekullueshëm ka. Po, më pëlqen shumë kjo atmosferë këtu. Jemi një grup që vijmë nga Madridi,...