Bruno Fernandes, pas 3-2 ndaj Romës: Shpresoj që kjo fitore të na japë besim për të ardhmen

Bruno Fernandes, pas 3-2 ndaj Romës: Shpresoj që kjo fitore të na japë besim për të ardhmen

4 Nëntor 2026 8:21 Alfred Lleshi Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, foli për “Sky Sport” pas fitores 3-2 ndaj Romës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës së Champions League. Penalltia a ishte një moment vendimtar?E dija që kisha një përgjegjësi të madhe. Mund të ndryshonte ndeshjen dhe kishim nevojë për gol. Pata fat që Cristante hyri shumë herët në zonë. Te penalltia e dytë zgjodha një cep dhe godita me sa forcë kisha mundësi. Çfarë do të thotë kjo fitore për ty dhe skuadrën?Është vërtet shumë e rëndësishme. Po kalojmë një periudhë kur gjërat nuk po shkojnë siç dëshirojmë. Është një moment i vështirë, nga i cili duam të dalim, dhe shpresoj që kjo fitore të na japë besimin për të bërë...