Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar
Bashkimi Evropian (BE) u bën thirrje autoriteteve në Serbi që t’i japin fund praktikës së dhënies së shtetësisë përmes procedurave të përshpejtuara ose të thjeshtuara për shtetasit e vendeve që paraqesin rrezik për migrim të paligjshëm ose rrezik për sigurinë e BE-së, përfshirë Rusinë. Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE), duke komentuar vizitën e fundit në Rusi të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai rikujtoi se çështja e dhënies së shtetësisë është në kompetencë të Ministrisë së Brendshme. Sipas këtij zyrtari, BE-ja është në dijeni të vizitës zyrtare të Daçiqit në Moskë javën e kaluar, gjatë së cilës ai paralajmëroi vazhdimin e bashkëpunimit intensiv mes ministrive të Brendshme të dy vendeve. Vizita u zhvillua vetëm...
Burimi:
javanews.al