Brukseli pengon Austrinë të vendosë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Komisioni Evropian po pengon Austrinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të vendosin ndalime kombëtare për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, njoftoi sot një zëdhënës i institucionit evropian. Sipas tij, projektligjet e vendeve anëtare që përputhen me kufizimet e moshës të propozuara, në nivel evropian duhet të shtyhen fillimisht me një vit. Gjatë kësaj periudhe do të zbatohet një pezullim i përkohshëm i procedurave për miratimin e këtyre ligjeve. Ky vendim mund të shihet edhe si një sinjal për Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, që të mos vazhdojnë për momentin me hartimin e ligjeve të tyre, por të përqendrohen te propozimi i Komisionit Evropian, për vendosjen e rregullave të përbashkëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Në shtator, Brukseli propozoi që fëmijët...
Burimi:
kultplus.com