Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Brukseli hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, Rama: Shqipëria nuk ndalet!
“Shqipëria nuk ndalet”, me këto fjalë ka reaguar kryeministri Edi Rama pas vendimit të ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për grupkapitullin e pestë me Shqipërinë, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin. Rama konfirmoi se presidenca daneze e BE-së ka marrë autorizimin të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues lidhur me kapitujt e fundit. “Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze...