“Broja ka qenë si një lojtar mangët me Shqipërinë” Skarço heq dorë nga Armando: Është si objekt misterioz në Kombëtare, s’ka dhënë asgjë
Eno Skarço ishte i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”. Gazetari shqiptar ka dalë kundër rrymës, duke u shprehur se Kombëtarja nuk duhet të përqendrohet më te Broja. Ai e ka konsideruar sulmuesin e Burnley-t si një objekt misterioz te kuqezinjtë, që nuk jep asgjë në fushën e lojës. Skarço ka shtuar se Broja ka qenë si një lojtar mangët për Shqipërinë. “Broja më tepër ka qenë objekt misterioz në çdo thirrje të trajnerëve të Kombëtares. Objekt misterioz, s’ka dhënë asgjë. Të gjithë mbajnë mend Brojën që ka shënuar me Hungarinë në 2023-shin. Kanë kaluar 3 vite që atëherë. Sa herë që është thirrur ka qenë nën ton. Nuk i ka dhënë skuadrës atë që pritej. Është akoma pa arritur pikun...
Burimi:
sportekspres.com