Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur një hetim për përplasjen e rëndë në bordin e një avioni të kompanisë Flydubai. Avioni ishte nisur nga Dubai drejt Tel Avivit, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Arabinë Saudite. Në bord ndodheshin 174 persona, shumica shtetas izraelitë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmive të pasagjerëve dhe autoriteteve izraelite, bashkëpiloti sulmoi me thikë komandantin e avionit. Menjëherë pas sulmit, avioni humbi lartësi. Pasagjerët dhe disa pjesëtarë të ekuipazhit ndërhynë dhe arritën të ndalonin sulmuesin. Komandanti, i cili ishte plagosur, arriti të hapte derën e kabinës. Një ekip tjetër pilotësh ndihmoi që avioni të ulej në mënyrë të sigurt në Tabuk të Arabisë Saudite. Komandanti indian, Smit Machchhar, u dërgua në spital në Arabinë...