Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Britanikja ‘zhduket’ teksa burri flinte gjumë në plazh! Autoritetet greke zgjerojnë zonën e kërkimeve: Jeta e saj është në rrezik
Policia greke ka nisur hetimet pas raportimeve se një grua britanike, e cila u zhduk nga një plazh në Greqi ndërsa bashkëshorti i saj ishte në gjumë, të jetë parë në ujërat pranë zonës. 59-vjeçarja Michele Ann Joy Bourda ndodhej në plazhin Ofrynio në Kavala përpara se të zhdukej, ndërsa nisi një operacion i madh kërkimi. Një instruktor sporti ka deklaruar se ka parë një grua që i ngjante Bourdës, duke notuar në ujëra të thella pranë plazhit. Ai thotë se i ka kërkuar gruas të mos notonte më larg. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Helenike ka konfirmuar se kërkimi është zgjeruar në një zonë shumë më të madhe dhe do të vazhdojë për të gjetur Michele. “Anijet patrulluese tani janë përqendruar në të gjithë...