Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia

Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia

Nuk janë më sulme të izoluara, por një fushatë e mirëorganizuar sabotimesh fizike dhe kibernetike që po godet Evropën, pjesë e një lufte hibride të udhëhequr nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU. Alarmi është ngritur nga autoritetet britanike përmes një dosjeje të detajuar të shpërndarë ndër aleatët përpara Samitit të NATO-s në Hagë. Sipas analizës së Londrës, operacionet e fshehta po godasin sektorët më jetikë, transportin ajror, hekurudhor dhe detar dhe janë intensifikuar me pjesëmarrjen e grupeve si Ember Bear, Fancy Bear dhe Sandworm, të njohur për sulme të sofistikuara ndaj faqeve zyrtare, databazave dhe infrastrukturës kritike. Ndërkohë, GRU po rekruton...
Burimi: Javanews.al