Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike
Qeveria britanike ka miratuar projektin e nxjerrjes së gazit “Jackdaw” në Detin e Veriut, rreth 230 kilometra larg qytetit skocez të Aberdeenit. Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga ambientalistët dhe të Gjelbrit, por edhe pakënaqësi brenda Partisë Laburiste, e cila më parë kishte premtuar politika më të forta për mbrojtjen e klimës dhe kalimin drejt energjive të pastra. Vendimi rikthen në qendër të debatit përplasjen mes mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë energjetike, në një kohë kur paqëndrueshmëria ndërkombëtare i ka shtyrë shumë vende të kërkojnë burime më të sigurta të energjisë. Projekti “Jackdaw” u zbulua në vitin 2005, por në atë kohë shfrytëzimi i tij u konsiderua tepër i kushtueshëm dhe teknikisht i ndërlikuar. Në vitin 2022, qeveria e atëhershme konservatore dha miratimin për...
Burimi:
javanews.al