Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Britania dhe Gjermania u kërkojnë partive politike të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të Kosovës
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, pasi ato dështuan për herë të dytë radhazi ta konstituojnë Kuvendin e ri të enjten. Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Njerëzit kanë të drejtë të presim nga liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes të vendit”, tha ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, në një reagim në Facebook të enjten. Ai tha se Kosova ka nevojë “urgjente” për formimin e institucioneve të reja, pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja...