Britani/ Zjarr i madh në një maternitet, evakuohen gratë shtatzëna dhe të porsalindurit

Britani/ Zjarr i madh në një maternitet, evakuohen gratë shtatzëna dhe të porsalindurit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një maternitet në Bristol të Anglisë. Gratë shtatzëna dhe të porsalindurit në Spitalin St Michael, pranë Universitetit të Bristolit u evakuuan. Ndërsa mamitë ndihmuan pacientet që po zhvendoseshin jashtë ndërtesës. Sipas pamjeve, zjarri kishte arritur në çatinë e spitalit. Deri tani nuk janë raportuar viktima dhe shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit. Let’s hope no one was hurt. #bristol #stmichaelshospital #fire pic.twitter.com/LT4Aa0m3ZH— GregMarcusD (@GregMarcusD) May 22, 2025
Burimi: Syri.net