Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Brenda 15 ditëve të shfuqizohet vendimi”/ PDK-ja paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse s’e anulon vendimin për…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë të premten ndaj vendimit të rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset e mëdha në vend, duke thënë se do të ngrejë padi në gjykatë, nëse nuk shfuqizohet vendimi brenda 15 ditëve. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha në një konferencë për media në Prishtinë se partia ka dorëzuar kundërshtim administrativ në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ai tha se ZRRE-ja duhet ta pezullojë “menjëherë zbatimin e këtij vendimi, në të kundërtën pas 15 ditësh PDK-ja do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të...