Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bregu për “World Economic Forum”: Ndryshimet klimatike po cenojnë shëndetin dhe ekonominë tonë
World Economic Forum (WEF), një nga Forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor. Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide. “I nxehti ekstrem, siguria ushqimore,...