Brazil/ Ish-presidenti Bolsonaro paraqitet para Gjykatës së Lartë, ‘bëri grusht shteti’

Brazil/ Ish-presidenti Bolsonaro paraqitet para Gjykatës së Lartë, ‘bëri grusht shteti’

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, do të paraqitet para Gjykatës Supreme të Brazilit javën e ardhshme për një seancë ku do të gjykohet për ‘tentativë grushti shteti’. Ky lajm u bë  i ditur nga gjyqtari i kësaj çështjeje, Alessandre de Moraes. "Mbikëqyrja e të pandehurit do të fillojë më 9 qershor", tha Moraes. Bolsonaro, i cili tashmë është në moshën 70-vjeçare akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale, ku sipas burimeve lokale e ndihmonin atë që të qëndronte në pushtet, edhe pse humbi zgjedhjet në tetor 2022. Syri.net-Protothema
Burimi: Syri.net