Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Branko Merxhani në ditarin e Dhimitër Shuteriqit
Ai u bë i njohur si publicist aty nga fundi i viteve ’20, po sidomos në vitet ’30. Ishte çam i mërguar me kohë në Turqi, ndofta me gjithë familjen. Ishte i krishterë. Se nga i vinte ai emër sllav, Branko, nuk e di. Kur erdhi në Shqipëri, – në vitet ’20, – shqipen gati e kishte harruar, më kanë thënë. Kur e kam njohur, më 1936, ai ende fliste me një theks turk dhe, shpesh, kur s’e gjente fjalën shqip, e thoshte në turqisht, në mos frëngjisht apo në ndonjë gjuhë tjetër.Studimet e larta i kishte bërë në Gjermani....