Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Braktisën klubet për qetësinë shpirtërore? Cili është obsesioni më i fundit i Gjeneratës Z për verën 2025?
Pas “Verës së Vajzave të Nxehta”, “Hot Girl Summer, Hot Vax Summer dhe Brat Summer”, duket se vera e vitit 2025 është përcaktuar nga një tjetër trend kulturor, por këtë herë më larg shkëlqimit dhe zhurmës së rrjeteve sociale: “Vera e Manastirit”. Një klip viral në TikTok, i shpërndarë nga përdoruesja @mc667868, ka ndezur një bisedë të re mes të rinjve, ku heshtja, reflektimi dhe tërheqjet shpirtërore në manastire po zëvendësojnë festat e plazhit dhe aventurat e natës. Me mbi 780 mijë shikime, videoja përshkruan përvojën e saj në një manastir katolik, ku thjesht “i dërgove murgeshave një email dhe...