Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BQE mban normat e pandryshuara, ndërsa pasiguria nga tarifat rrit tensionin mes vendimmarrësve
Banka Qendrore Europiane mbajti të pandryshuara normat e interesit, mes një pasigurie të madhe ekonomike, ndërsa Bashkimi Europian përpiqet të arrijë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara përpara fundit të muajit.BQE ka ulur normat e interesit në secilin prej katër takimeve të saj këtë vit, duke e çuar normën bazë të depozitave nga 3% në janar në 2% në qershor. Vitin e kaluar, ajo i uli normat nga një nivel rekord prej 4%.“Mjedisi mbetet jashtëzakonisht i pasigurt, veçanërisht për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare,” tha BQE në një deklaratë.Ndërsa inflacioni vjetor në Eurozonë arriti objektivin prej 2% të bankës qendrore...