Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane të qëlluara drejt Izraelit
Një zyrtar amerikan mohoi pretendimin e Izraelit se SHBA-të interceptuan raketat balistike iraniane që u qëlluan drejt Izraelit. Zyrtari i tha CNN-së se ushtria amerikane nuk interceptoi asnjë nga raketat iraniane të qëlluara gjatë natës, një ndryshim i dukshëm nga raundet e mëparshme të konfliktit me Iranin kur SHBA-të shpenzuan sasi të konsiderueshme të interceptorëve të tyre të raketave për të rrëzuar raketat iraniane të drejtuara drejt Izraelit. Mohimi kundërshtoi një pohim më herët të hënën nga një zyrtar ushtarak izraelit, i cili tha se SHBA-të ndihmuan përpjekjet e mbrojtjes ajrore të Izraelit, duke përfshirë interceptimin e disa prej raketave iraniane. Zyrtari i tha gjithashtu CNN-së se ushtria u koordinua gjatë natës me Komandën Qendrore të SHBA-së, me Shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes...
Burimi:
vizionplus.tv