Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

Një zjarr masiv pyjor që shpërtheu të enjten rreth 100 kilometra në veri të Madridit është zgjeruar ndjeshëm, duke djegur më shumë se 120 mijë hektarë tokë dhe duke detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftuan autoritetet lokale spanjolle. Zjarri po përhapet në rajonin e Guadalajarës, kryesisht në parkun natyror Sierra Norte, dhe deri më tani nuk ka shkaktuar viktima. Megjithatë, autoritetet e kanë cilësuar situatën si “të vështirë” për shkak të përmasave të flakëve dhe kushteve të pafavorshme atmosferike. Presidenti i rajonit të Kastiljes-La Mançës, Emiliano García-Page, si dhe autoritetet lokale kanë bërë të ditur përmes platformës X se operacionet për vënien nën kontroll të zjarrit vijojnë. Në terren janë angazhuar rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencave...