Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe qindra zjarrfikës në betejë me flakët, qindra persona të evakuuar

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe qindra zjarrfikës në betejë me flakët, qindra persona të evakuuar

Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu të enjten rreth 100 kilometra në veri të Madridit është përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar më shumë se 120 mijë hektarë tokë dhe duke detyruar qindra persona të largohen nga banesat e tyre, njoftuan autoritetet lokale. Zjarri, që po përfshin zonën e Guadalajarës, veçanërisht parkun natyror Sierra Norte, nuk ka shkaktuar viktima deri tani, por situata vijon të konsiderohet e vështirë nga autoritetet e rajonit Castilla-La Mancha. Rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencave (UME) janë angazhuar në zonë, të mbështetur nga 25 mjete ajrore, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Zjarri ka prekur një zonë malore dhe pyjore që është habitat i disa specieve të rrezikuara, përfshirë shqiponja, ujqër dhe flutura. El...