Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32 mijë hektarë pyje! Evakuohen 34 fshatra

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32 mijë hektarë pyje! Evakuohen 34 fshatra

Zjarrfikësit po vazhdojnë luftën me një zjarr të madh pyjor në provincën Guadalajara, në Spanjën qendrore, i cili deri tani ka përfshirë më shumë se 32 mijë hektarë tokë pyjore. Zjarri po përhapet ndërsa vendi po përballet me një valë të re të nxehti. Zjarri shpërtheu në një zonë rurale të Guadalajarës, më pak se dy javë pasi një tjetër zjarr vdekjeprurës në jug të Spanjës la pas 13 viktima, mes tyre edhe shtetas të huaj. Në këtë rast nuk janë raportuar viktima apo të lënduar rëndë, por rreth 34 fshatra janë evakuuar si masë sigurie. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez vizitoi zonën e prekur, pranë fshatit Tamajon, rreth dy orë në verilindje të Madridit. Ai deklaroi se pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e...