Zhvillimet e fundit/ Pakistani hyn në negociata mes SHBA-së dhe Iranit, Rubio flet për ‘përparim të vogël’

Zhvillimet e fundit/ Pakistani hyn në negociata mes SHBA-së dhe Iranit, Rubio flet për ‘përparim të vogël’

Shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, po shkon në Teheran, në kuadër të përpjekjeve intensive të vendit për të ndërmjetësuar një zgjidhje midis SHBA-së dhe Iranit. Sipas mediave ndërkombëtare, vizita e Munir konsiderohet një përpjekje kyçe për të finalizuar një marrëveshje paraprake armëpushimi dhe për të hapur negociata më të gjera mbi programin bërthamor iranian dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit, raporton Axios. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se ka pasur një “përparim të vogël” në bisedimet me Iranin për t’i dhënë fund luftës, por paralajmëroi se ende mbeten pengesa serioze. Ai tha se çdo përpjekje e Iranit për të vendosur tarifa apo kontroll të plotë mbi kalimin në Ngushticën e Hormuzit do ta bënte marrëveshjen “të pamundur”. Sipas raportimeve të...