Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

Një analizë e re e think tank-ut  e European Policy Innovation Council (EPIC) sugjeron se Ukraina dhe Moldavia janë aktualisht më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian sesa disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Kjo bazohet në raportet e progresit të Komisionit Evropian dhe përdor një sistem vlerësimi me pesë tregues kryesorë: gjendja aktuale e reformave, progresi vjetor, zbatimi i rekomandimeve të BE-së, statusi i kapitujve të negociatave dhe dinamika e përgjithshme drejt anëtarësimit. Sipas rezultateve të EPIC, Ukraina dhe Moldavia kanë shënuar përparim të konsiderueshëm dhe aktualisht pozicionohen përpara disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian. Megjithatë, raporti thekson se procesi mbetet i ndryshëm për çdo vend, duke reflektuar sfida të veçanta politike, institucionale dhe...