Zelensky zbulon çfarë diskutoi me presidentin Donald Trump
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar detaje nga takimi me dyer të mbyllura që zhvilloi të martën me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe ringjallja e procesit diplomatik. Sipas Zelenskyt, një nga temat kryesore ishte licencimi i prodhimit të raketave interceptuese për sistemet Patriot, një hap që konsiderohet me rëndësi strategjike për përballimin e sulmeve ajrore ruse. “Diskutuam gjithashtu edhe diplomacinë. Është e rëndësishme që procesi diplomatik të marrë një hov të ri. Ekipet tona do të koordinojnë detajet e komunikimit të mëtejshëm”, deklaroi presidenti ukrainas pas takimit. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen amerikane, duke theksuar se “jam mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të palëkundur”....
Burimi:
vizionplus.tv