Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e armëve

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në prodhimin e armëve

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka deklaruar se kapaciteti i Kievit për të prodhuar armë, mund ta tejkalojë atë të Rusisë. Komentet Presidenti ukrainas i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se një perspektivë e tillë tani ishte bërë realiste me kalimin e kohës. “Një arritje e rëndësishme e shtetit tonë dhe e prodhuesve tanë të armëve është se Ukraina ka arritur aftësinë për të prodhuar një vëllim të tillë armësh të përparuara teknologjikisht saqë, në planin afatgjatë, mund t’i tejkalojë aftësitë e Rusisë. Ne gjithashtu folëm drejtpërdrejt me prodhuesit rreth asaj që nevojitet nga shteti, nga vendimet administrative deri te financimi, për të maksimizuar të gjitha llojet e aftësive të Ukrainës dhe për të siguruar forma të thella presioni mbi Rusinë, mbi...