Zelensky paralajmëron kërcënim të ri nga Bjellorusia: Rusia po planifikon ofensivë drejt Kievit

Zelensky paralajmëron kërcënim të ri nga Bjellorusia: Rusia po planifikon ofensivë drejt Kievit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për një kërcënim të ri ushtarak nga veriu, duke deklaruar se Rusia po përgatit plane për një ofensivë të re në drejtim të Kievit përmes territorit të Bjellorusisë. Sipas Zelenskyt, inteligjenca ukrainase ka identifikuar pesë skenarë të mundshëm ofensivë që po shqyrtohen nga Moska. “Analizuam në detaje informacionet për planet ruse në drejtimin Chernihiv-Kiev. Forcat tona në këtë sektor do të përforcohen”, deklaroi presidenti ukrainas. Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, tha se Rusia po planifikon në mënyrë aktive operacione ushtarake nga veriu, ndërsa Kievi po rrit praninë ushtarake pranë kufirit me Bjellorusinë. Zelensky paralajmëroi edhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, duke thënë se përfshirja e Bjellorusisë në luftë do të sillte “pasoja serioze”. Në vitin 2022, trupat ruse përdorën territorin...