Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia i përdor për sulme

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia i përdor për sulme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyk, ka paralajmëruar Bjellorusinë fqinje – aleaten e ngushtë të Rusisë – që të heqë pajisjet sinjalizuese të përdorura nga Kremlini për të shënjestruar Ukrainën, përndryshe, sipas tij, Kievi do ta bëjë vetë. “Cili është kuptimi të thuhet se ai [udhëheqësi bjellorus Aleksandr Lukashenko] nuk dëshiron të jetë në luftë? Le t’i heqë këto pajisje, le t’i fikë. Mendoj se një javë do të jetë e mjaftueshme për ta bërë këtë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev më 19 qershor. “Nëse ai nuk e bën, ne do ta bëjmë”, shtoi ai, pa dhënë elaboruar më shumë. Zelensky tha se stacionet e transmetimit të sinjaleve ndodheshin në dy rajone të Bjellorusisë pranë kufirit me Ukrainën dhe se ato përdoren nga...