Zbardhen kushtet e marrëveshjes së shumëpritur SHBA-Iran: Zgjatje të armëpushimit me 60 ditë, rihapje e Hormuzit
Marrëveshja e shumëpritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilën Al Arabiya raporton se do të quhet “Deklarata e Islamabadit”, pritet të finalizohet në orët e ardhshme. Pas javësh debatesh, dokumentesh që dërgoheshin dhe ktheheshin me kërkesa shtesë (të konsideruara të papranueshme), Uashingtoni dhe Teherani mund të kenë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të nisur që nga fundi i shkurtit. Të paktën për momentin Axios dhe New York Times, përmbledhin kushtet e marrëveshjes, duke cituar burime të njohura me çështjen. Pikat kryesore të draft-marrëveshjes thuhet se sillen rreth energjisë bërthamore, Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimit të luftës në Liban. Sipas raportimeve, marrëveshja do të hynte në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar nga të dyja palët. Ja disa nga kushtet kryesore: -Zgjatja...
Burimi:
javanews.al