Xi Jinping viziton Phenianin, Kim Jong Un: Një kujtesë e fuqishme për miqësinë që kanë dy vendet
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se marrëdhëniet me Kinën do të vazhdojnë të jenë një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të vendit të tij, pas një vizite që presidenti kinez, Xi Jinping, zhvilloi në Phenian. Sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore KCNA, Kim i bëri komentet gjatë bisedimeve të zhvilluara me presidentin kinez, Xi Jinping. Lideri koreano-verior theksoi se fakti që Pheniani u zgjodh si destinacioni i vizitës së parë shtetërore të Xi Jinping gjatë këtij viti dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që të dyja vendet i kushtojnë marrëdhënieve dypalëshe. Sipas Kim, kjo vizitë është një dëshmi e forcës së miqësisë tradicionale mes Koresë së Veriut dhe Kinës, edhe në një periudhë kur skena ndërkombëtare po përballet me ndryshime dhe tensione...
Burimi:
top-channel.tv