Xi Jinping vizitë zyrtarë në Korenë e Veriut, pritet nga Kim Jong Un me paradë ushtarake e flamuj kinez, ja çfarë do diskutojnë dy liderët

Xi Jinping vizitë zyrtarë në Korenë e Veriut, pritet nga Kim Jong Un me paradë ushtarake e flamuj kinez, ja çfarë do diskutojnë dy liderët

Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un riafirmuan angazhimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe gjatë një samiti në Penian. Kjo është vizita e parë e Xi në Korenë e Veriut në shtatë vite, në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike dhe riorganizimesh në rajon. Kim priti presidentin kinez dhe gruan e tij Peng Liyuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Penianit. Më vonë, një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje u mbajt në qendër të kryeqytetit me një paradë ushtarake dhe pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve. Sheshi qendror ishte zbukuruar me flamuj të dy vendeve, portrete gjigante të dy udhëheqësve dhe pankarta që lartësonin miqësinë dhe unitetin midis Pekinit dhe Penianit. WATCH: Xi Jinping landed in Pyongyang for his first North...