Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë mërkurë se ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në “festimin madhështor” të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, raportoi gazeta beogradase Danas në faqen e saj zyrtare. “Por unë nuk do të marr pjesë në një festim madhështor të shkëputjes nga Serbia ime. Do të më vinte turp dhe do të pështyja mbi veten dhe popullin tim. Le të festojnë çfarë të duan”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kantierin e ndërtimit të ekspozitës Expo. Vuçiç shtoi se kishte parë se në Mal të Zi po organizohej një festë e madhe dhe se në të pritej të merrte pjesë edhe Ricky Martin. “Por çfarë po festohet në të vërtetë? Po festohet shkëputja nga...
Burimi:
javanews.al