Vuçiç në Pekin për vizitë 4-ditore, priten marrëveshje të mëdha

Vuçiç në Pekin për vizitë 4-ditore, priten marrëveshje të mëdha

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nis të dielën një vizitë zyrtare 4 ditore në Kinë, të cilën në një postim në rrjetet sociale e quajti si më të rëndësishmen e karrierës së vet. Udhëheqësi serb, që shkon në Pekin pas Donald Trump dhe Vladimir Putin, do të takohet me presidentit Shi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang. Siç bën me dije ministria e punëve të jashtme në fokus të bisedimeve do të jenë  marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët. Gjatë vizitës, do të nënshkruhen më shumë se 30 marrëveshje, si dhe disa kontrata me kompani kineze. Në prag të vizitës, Vuçiç tha se kishin rënë dakord për një miliard euro investime nga Kina.  Ai theksoi se kjo vizitë do të thotë zhvillim, industrializim...