Përplasje e fortë në BE/ Italia dhe Spanja në konflikt për emigracionin

Përplasje e fortë në BE/ Italia dhe Spanja në konflikt për emigracionin

Përplasja mes Spanjës dhe Italisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve po përshkallëzohet, teksa Madridi ka vendosur rikthimin e kontrolleve kufitare për udhëtarët që mbërrijnë nga Italia me avionë dhe anije. Masat kanë hyrë në fuqi në mesnatë dhe do të qëndrojnë aktive deri më 7 shtator. Ato parashikojnë kontrolle të pasaportave, shtetësisë dhe vizave për personat që mbërrijnë nga Italia. Vendimi i Spanjës vjen një javë pasi Roma vendosi kontrolle të ngjashme për personat që udhëtojnë nga Spanja drejt Italisë. Qeveria italiane argumenton se masat lidhen me rrezikun që emigrantët që kanë mbërritur në Ceuta të tentojnë të zhvendosen drejt territorit italian. Madridi e ka kundërshtuar këtë argument, duke e cilësuar si të pabazuar në fakte, ndërsa Roma ka refuzuar kërkesën e Spanjës për...