Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kampionin e boksit duke transportuar trupin e saj me valixhe (VIDEO)
Një 38-vjeçare britanike është gjetur e vrarë në zonën e Kipselit, në Athinë, ndërsa autoritetet greke kanë arrestuar një 26-vjeçar Sharif Ahmadzai, boksier profesionist, i cili është shapllur edhe kampion, i dyshuar si autor i krimit. Viktima, Elizabeth-Jane Ross, ishte zhdukur prej disa ditësh, ndërsa trupi i saj u gjet brenda një valixheje në një godinë të braktisur. Hetimet morën një kthesë të re pasi pamjet e kamerave të sigurisë filmuan të dyshuarin duke tërhequr një valixhe të madhe të zezë në rrugët e Athinës. Sipas policisë, në valixhe ndodhej trupi i pajetë i 38-vjeçares. Rreth 13 minuta pasi hyri në godinën e braktisur, ai u pa duke u larguar pa valixhen. Sipas mediave greke, 26-vjeçari kishte mbërritur në Greqi si refugjat në vitin 2016...
Burimi:
vizionplus.tv