Vrau tre të rinj në një parukeri, dënohet me burgim të përjetshëm 21-vjeçari në Suedi
Një 21-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë suedeze sot për vrasjen e tre të rinjve në një sallon bukurie në Uppsala të Suedisë, vitin e kaluar, një vrasje e trefishtë që tronditi vendin. Rreth orës 17:00 të 29 prillit 2025, u dëgjuan të shtëna me armë pranë Växjö Torg, një shesh qendror në qytetin universitar. Në një sallon flokësh aty pranë, tre viktima të reja, dy adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç dhe një 20-vjeçar, u gjetën të vdekur në një cep, secili me një plagë me armë zjarri në kokë, sipas një vendimi të gjykatës së Uppsalës të parë nga AFP. Vrasjet tronditën banorët e Uppsalës në prag të Natës së Walpurgis, e cila zhvillohet më 30 prill dhe...
Burimi:
top-channel.tv