Vrasje në Prishtinë! Ekzekutohet Agron Hajdari, anëtari i ‘Plisave’
Agron Hajdari KOSOVË-Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 27 majit në Prishtinë, ku raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri Agron Hajdari. Viktima i njohur edhe si “Radulla” u qëllua nga një person i maskuar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri me dije se policia ka marrë informacion për të shtëna me armë dhe menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Sipas tij, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja...
Burimi:
zeri.ai