“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”, Franca kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për Libanin

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”, Franca kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për Libanin

Franca ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas marrjes nën kontroll nga ushtria izraelite të kalasë strategjike Beaufort në jug të Libanit, ku tashmë është ngritur flamuri izraelit. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se Parisi e njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje ndaj sulmeve të Hezbollahut, por theksoi se asgjë nuk justifikon vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite dhe zgjerimin e pranisë së tyre në territorin libanez. “Sulmimi i fshatrave, pushtimi i territoreve dhe vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”, tha Barrot në një intervistë për mediat franceze. Sipas tij, ofensiva izraelite bie ndesh jo vetëm me armëpushimin që është në fuqi në Liban që prej 17 prillit, por edhe me të drejtën ndërkombëtare. Diplomacia franceze paralajmëroi gjithashtu...