Vonesat në negociata/ Trump paralajmëron sulme të tjera ndaj Iranit: Do t’i godasim shumë fort

Vonesat në negociata/ Trump paralajmëron sulme të tjera ndaj Iranit: Do t’i godasim shumë fort

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë sulmet ndaj Iranit, duke argumentuar se negociatat për arritjen e një marrëveshjeje kanë avancuar shumë ngadalë. Gjatë një prononcimi në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime të reja ushtarake kundër Teheranit. “Ne do t’i sulmojmë ata, do t’i sulmojmë shumë fort”, tha ai, duke lënë të kuptohet se rrëzimi i një helikopteri amerikan Apache nga Irani mund të shërbejë si bazë për veprime të mëtejshme ushtarake. “Bazuar në helikopter, mendoj se kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, deklaroi Trump para gazetarëve. Presidenti amerikan shprehu gjithashtu pakënaqësi për ritmin e bisedimeve me Iranin, të cilat sipas tij kanë vazhduar prej disa muajsh pa arritur një rezultat...