Von der Leyen për dronët në Baltik: Përgjegjësia e drejtpërdrejtë i takon Rusisë

Von der Leyen për dronët në Baltik: Përgjegjësia e drejtpërdrejtë i takon Rusisë

Ursula von der Leyen ka deklaruar se Rusia mban “përgjegjësi të drejtpërdrejtë” për incidentet e lidhura me dronët që janë shtuar muajt e fundit në vendet e Baltikut, duke paralajmëruar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Rusia dhe Bjellorusia po rrezikojnë sigurinë e qytetarëve në krahun lindor të Evropës, ndërsa tensionet u rritën pas një alarmi në Lituani, ku një dron i dyshuar çoi në ndërprerjen e fluturimeve në aeroportin e Vilniusit dhe aktivizimin e masave të sigurisë, përfshirë edhe evakuimin e përkohshëm të autoriteteve dhe qytetarëve drejt strehimoreve. Autoritetet lituaneze konfirmuan se droni ishte vërejtur fillimisht në Letoni dhe po lëvizte drejt territorit lituanez, ndërsa Ministri i Mbrojtjes tha se në këtë fazë nuk ishte...