Vizitë e shkurtër por vendimtare! Trump merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara
Presidenti Donald Trump, do të marrë pjesë këtë javë në samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në Ankara të Turqisë, në një kohë kur armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa marrëdhëniet e tij me aleatët e NATO-s mbeten të tensionuara. Samiti do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Kompleksin Presidencial Bestepe dhe do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Ceremonia zyrtare e hapjes është planifikuar për të martën, ndërsa punimet e samitit pritet të përfundojnë të mërkurën, ku Trump do të mbajë një konferencë për shtyp. Vizita e presidentit amerikan do të jetë e shkurtër. Ai pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë të hënën në mbrëmje dhe të kthehet në...
Burimi:
ntv.al