Hoteli ne Lungomare u përfshi nga flakët/ Turisti polak: Dëgjuam të bërtitura
Një turist nga Polonia ka rrëfyer momentet e para të zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas tij, gjithçka nisi rreth orës 04:00, kur ai dhe personat e tjerë në hotel ndjenë një erë të pazakontë dhe dëgjuan të bërtitura. Më pas dolën në dritare dhe panë flakët, ndërsa disa persona po kërkonin ndihmë. “Ndjemë një erë të çuditshme dhe dëgjuam të bërtitura. Ishte ora rreth 4, pastaj dolëm në dritare dhe pamë çfarë po ndodhte. Kishte njerëz që kërkonin ndihmë”, tregoi i riu polak. Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për lokalizimin e flakëve dhe evakuimin e personave nga hoteli. Nga zjarri raportohet se gjashtë persona kanë...
Burimi:
ntv.al