Shqipëria në flakë, 10 vatra ende aktive/ 499 forca në luftë me zjarret

Shqipëria në flakë, 10 vatra ende aktive/ 499 forca në luftë me zjarret

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mëngjesin e kësaj të diele me një përditësim në lidhje me situatën aktuale të zjarreve në vend, ku bëhet me dije se nga 43 vatra që kanë qenë aktive për 24 orë, 10 prej tyre janë akoma të ndezura, ndërsa 3 në monitorim. Po ashtu, bëhet me dije se vijon ndërhyrja në vatrat aktive në Dajt, Shëngjergj, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Abazaj, Lufaj, Thari, Fushë-Lajë, Rrjoll dhe Dardhë. Ndërsa fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Situata është marrë nën kontroll falë bashkëpunimit të autoriteteve vendase, ndërsa bëhet me dije se në operacione janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Situata e zjarreve – 16 gusht 2026, ora 09:00 Gjatë 24 orëve të...