Zjarri në hotelin në Vlorë/ Shefi i reanimacionit: Një paciente me djegie në 100% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë/ Shefi i reanimacionit: Një paciente me djegie në 100% të trupit

Shefi i reanimacionit të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur për momentin e mbërritjes së gjashtë të plagosurve në spital, pas zjarrit që përfshiu një hotel në Lungomare. Sipas tij, pacientët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës. “Ishte një situatë shumë emergjente. Bëhej fjalë për 6 pacientë të dëmtuar nga zjarri, të cilët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej pacientëve i nisëm drejt Qendrës së Traumës, pasi nuk kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u dërguan në repartin e...