Vizita e Trump në Kinë, djali 6-vjeçar i Elon Musk tërheq vëmendjen në Pekin
Djali 6-vjeçar i Elon Musk, X Æ A-12, tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në Pekin, ku ai u shoqërua nga 17 drejtues të mëdhenj kompanish amerikane për takimin me presidentin kinez Xi Jinping. Mes tyre ishte edhe themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i cili kishte me vete edhe djalin e tij të vogël.6-vjeçari, i njohur si X, u bë menjëherë protagonist i mediave dhe rrjeteve sociale për reagimet e tij spontane dhe të adhurueshme gjatë ceremonive zyrtare në Kinë. Në fotografitë e publikuara nga vizita, vogëlushi shihet duke ecur në tapetin e kuq të pallatit presidencial të Xi Jinping, duke mbajtur njërën dorë të të atit dhe në tjetrën një çantë shpine, ndërsa pranë tij lëviznin agjentët e sigurisë....
Burimi:
top-channel.tv