VIP-at nën “radarin” e operacioneve antidrogë në Turqi, masa ndalimi për këngëtarë dhe aktorë të njohur

VIP-at nën “radarin” e operacioneve antidrogë në Turqi, masa ndalimi për këngëtarë dhe aktorë të njohur

Operacionet kundër drogës ndaj personazheve të njohur në Turqi po vazhdojnë. Sipas një deklarate të Prokurorisë së Bakırköy-t, në kuadër të hetimeve për përdorim dhe trafik droge ndaj figurave publike, është lëshuar urdhër ndalimi për 25 persona. Mes emrave për të cilët është dhënë masa e ndalimit janë këngëtari i njohur si Mabel Matiz, emri i vërtetë i të cilit është Fatih Karaca, këngëtari Tan Taşçı, si dhe aktorët Serenay Sarıkaya, Feyza Civelek dhe Onur Tuna. Lista e plotë e emrave përfshin: –Serenay Sarıkaya, –Berkay Şahin, –Tan Taşçı, –Yağmur Ünal, –Mirgün Sırrı Cabas, –Hakan Aydın (Blok 3), –Mabel Matiz (Fatih Karaca), –Feyza Civelek, –Niran Ünsal, -Volkan Bahçekapılı, –Onur Tuna, -Osman Haktan Canevi, -Aslıhan Turanlı, -Eren Kesimer, –Kübra İmren Siyahdemir, –Mehmet Rahşan, –Cansu Tekin, –Özgür Deniz...