Viktima dhe temperatura rekord, çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?
Evropa Perëndimore po përballet me një nga episodet më intensive të të nxehtit të viteve të fundit, me temperatura që kanë thyer rekorde historike dhe kanë shkaktuar viktima në disa vende. Autoritetet në mbarë kontinentin kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se kushtet ekstreme mund të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor i kësaj vale të pazakontë të nxehtësisë është fenomeni i njohur si “kupola termike”. Një sistem i fuqishëm me presion të lartë ka bllokuar ajrin e nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke penguar lëvizjen normale të masave ajrore dhe duke shkaktuar rritje të ndjeshme të temperaturave. Britania e Madhe po përjeton një situatë të rrallë klimatike. Në Londër, temperatura arriti në 35.1 gradë Celsius, duke...
Burimi:
javanews.al