VIDEO – SHBA godet sërish trafikantët e drogës/ 3 viktima në sulmin ajror ndaj një motoskafi

VIDEO – SHBA godet sërish trafikantët e drogës/ 3 viktima në sulmin ajror ndaj një motoskafi

Forcat amerikane kanë ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Paqësorin lindor, duke goditur nga ajri një motoskaf të dyshuar për trafik droge. Sipas një njoftimi të United States Southern Command (SOUTHCOM), gjatë sulmit u vranë tre persona që ndodheshin në bord. Në deklaratën zyrtare, SOUTHCOM bëri të ditur se anija ishte e përfshirë në operacione të trafikut të drogës dhe se personat e vrarë u identifikuan si “narko-terroristë”. Komanda publikoi gjithashtu pamje video që, sipas saj, tregojnë momentin kur mjeti lundrues goditet dhe përfshihet nga flakët. Sipas autoriteteve amerikane, operacioni u zhvillua me urdhër të komandantit të SOUTHCOM, Francis L. Donovan. Inteligjenca amerikane pretendon se motoskafi po lundronte në një korridor të njohur për trafikimin e narkotikëve në rajonin e Paqësorit lindor. Ky është sulmi...