VIDEO/ Rëndohet bilanci i viktimave nga katastrofa natyrore në Nepal, të paktën 95 të vdekur! Shikoni pamjet tronditëse, shumë të zhdukur
Thellohet bilanci i viktimave pas katastrofës natyrore në Nepal. Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin aziatik, sipas të dhënave të raportuara nga gazeta lokale The Kathmandu Post. Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit të Nepalit, trupat e 95 viktimave janë nxjerrë nga zonat e goditura përgjatë shtatë distrikteve, ndërsa procesi i identifikimit vazhdon. Situata paraqitet veçanërisht e rëndë mes forcave të sigurisë, ku rezultojnë të zhdukur 85 pjesëtarë, mes të cilëve 44 nga Ushtria Nepaleze, 28 nga Policia e Nepalit dhe 13 nga Forca e Armatosur Policore. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për lokalizimin e tyre. Paralelisht, autoritetet njoftojnë se është humbur kontakti me 60 persona të...
Burimi:
javanews.al